logo


Vizite studimore ne Korce

Nga datat 18-20 Mars 2013, stafi i komunave anetare te Nderkomunales Zadrime, bene nje vizite studimore ne qytetin e Korçes, me qellim shkembimin e eksperiencave me Kompanine SWM Korce, si dy nga modelet me te hershme te bashkepunimit nderkomunal ne Shqiperi. Kjo vizite u organizua nga fondacioni FLAG, me mbeshtetjen dhe ne kuader te projektit COSPE, “Mbeshtetje e dinamikave te zhvillimit lokal ne zonen rurale te Zadrimes-Shqiperi e Veriut”.

Qellimi i kesaj vizite studimore ishte mbeshtetja per Nderkomunalen Zadrime dhe komponentet e qeverisjes se saj vendore ne organizimin dhe menaxhimin e organizates si nje te tere, duke perfshire parashikimet per sherbimin e menaxhimit te mbetjeve duke i bashkendare keto eksperienca me Kompanine SWM Korce.

Ky shkembim eksperiencash, u konsiderua nje nga  mjetet kryesore per te mesuar Shoqaten Nderkomunalja Zadrime si te permiresohet ne strukturat e saj, organet vendim-marrese dhe funksionale me qellim berjen e sistemit te menaxhimit te mbetjeve ne Zadrime me te mire, me eficent dhe me efektiv persa i perket kostove.

 

Gjate ketij study-tour, ekipi mori pjese ne seminare te ndryshme qe u mbajten ne vende te ndryshme (zyrat e SWM, Bashkia Korçe), duke pare se si eshte ndermarre sherbimi i menaxhimit te mbetjeve ne secilin prej ketyre vendeve, menyra se si funksionon administrata, lidhja mes njesive vendore dhe kompanise ne fjale dhe se si zhvillohet procesi i vendim-marrjes ne menyre institucionale para se te implementohet.