logo


Sarda e moçme pret me durim butesine e duarve dhe zemrave tona per tu ringjallur.

  

Jemi ne rrugen qe kapercen siper hidrocentralit te Vaudejesit,ketu me nga lindja ,prane nje moli te thjeshte ,me shume te improvizuar.Koha eshte e fresket,ka rene aq shume shi gjate nates dhe rete mesa duket nuk e kane objektivin mbi liqen,nxitojne drejt Alpeve. Ne po presim barkat,njera nga te cilat me kapacitet te vogel per 7 apo 8 veta eshte disi me komode ndersa tjetra, nje lunder me motor , metalike ,merr edhe me shume persona. Sapo kemi vizituar muzeun e vogel etnografik te Bashkise qe eshte realizuar ne kuadrin e nje projekti te IPA-s ,si bashkepunim nderkufitar te kesaj Bashkie me komunat e Ulqinit dhe te Tuzit ne Mal te Zi .Miqte tane italiane,Giorgio,Paolo dhe Mariano, jane ne humor te mire dhe bejne komente vlersuese per veshjet tona . Gjithçka eshte gati. Siperfaqja e liqenit eshte e qete me disa valzime te embla, pothuajse nuk fryen fare ere.Jemi gadi per tu nisur.Rozeta,kordinatorja e projektit, dhe organizatorja e ketij misioni njohes per Sarden dhe bashkepunetorja saj Oriola ,konsultohen me Kryetarin e Bashkise Z.Gjon Marku  dhe Presidentin e shoqates kulturore “Sarda” Artef Leka per ndarjen e grupit.Me ne jane edhe disa punonjes te administrates se Bashkise  si dhe animatoret e zones,Zamira dhe Nikolini.Jemi ndare shpejt,motorrat jane te ndezur, liqeni me kaltersine e vet te theksuar qe shkelqen edhe me ato pak rreze qe depertojne permes reve, ne ikje na fton ne thellesi.Barkat tona nisen si ne gare.Eshte nje pamje mahnitese,e veçante, me ate zhvillim te vrudheshem te pyjeve ,ne kete stine kaq te begate ,qe duken sikur na shoqrojne me knaqesi ne shtegetimin tone.Lundrojme ne soditje,nga e majta lartesohet mali i Sheldise mbi te cilin shfaqet kisha e vjeter e ketij fshati.Djathtas eshte nje gji i bukur i liqenit ku fshatrat e dikurshme Lisna dhe Vjerdha kane transformuar e mbuluar,aty mbi kodrat e pyllzuara, shtepite e veçuara, ne gjelbrim te harbuar. Z.Leka flet per nje projekt per te krijuar nje fshat te ri rinor ,me qendra argetuese dhe sportive lojrash me dore,me nje rruge qe mund te pershtatet per  gara hipizmit si dhe me nje mol ,bri kodres, ku ,me ate zgjerim qe ka liqeni, mund te organizohen aktivitete noti dhe kanotazhi edhe me pjesmarrje te gjere te rinjesh dhe te rejash qe ndjekin nga kodrat siper zhvillimin e garave.Aty me tej perseri eshte nje gji i embel per nje plazh qe mund te frekuentohet shume ne te ardhmen. Ja kemi arrite krejt afer diges se Rragamit, fshat i bukur i Komunes Guri Zi ,qe eshte kaq afer qytetit te Shkodres,vetem9 km.Shtepiat e veçanta ne mes pemeve,neper kodra, duket se po pershe-ndesin kalimin tone.Sa fshat i bukur dhe pamje mbreselenese!

Tashme jemi çvendosur ne drejtim te ishullit te Sardes,qe ndoshta vendasit,pas pushtimit te tij nga ushtrite osmane, ia ndruan emrin ne Shurdhah. Nga nje qender e zhvilluar urbane qe do lulzoje ne mesjete me princin e vet Leke Dukagjini, ajo si Keshtjella e fundit e qendreses shqiptare, do shembej me aq shume egersi dhe barbarizem me 1491.Veshtrojme nga larg muret e portes hyrese te keshtjelles qe, edhe pse shume e rrenuar nga kohrat ,ruan madheshtine dhe krenarine e qendreses, trimave qe u flijuan bri atyre mureve.Veshtrimet tona perqendrohen aty.Harrojme liqenin dhe misterin qe fshehin ne gjirin e tyre keto kodra e male perqark.Zbresim me shpejtesi nga barkat .Nxitojme ne shtegun qe te ngjite tek muri pare rrethues i kalase ndertuar ne menyre shume te veçante qe ne shekullin e VIII-VI p.e.s,mbartese ,sipas studiuesve, e kultures se hereshme ilire. Eshte hyrja ,ne krahe te se ciles lartesohen mure te vjeter me gure te gdhendur, shoqeruar nga kullat rrethore te mbroj-tesve. Aty majtas Ciceron Artefi na paraqet kishen e pare,jo e madhe por me mure qe ende mbahen.Ngjitemi me lart,ja porta hyrese e keshtelles me nje hark te punuar artistikisht dhe me krahet e zgjatur sikur te uron mireseardhjen.Perseri mure dhe mure.Krahu lindor i ishullit,qe atehere ne rrethim ishte gadishull (ishull u kthy pas vitit 1971,kur u mbush me uje liqeni i hidrocentralit) eshte nje humnere vertikale me nje mbrojtje te perkryer natyrale qe s’kishte nevoje per mure rrethues- Perseri nje kishe tjeter,kisha e Zojes Mari,.eshte e punuar me gure te gdhendur.Nga shtesa, sipas ciceronit eshte restaruar ne periudhen e mbreterimit te Dukagjineve ndersa pjesa tjeter ishte edhe sipas punimit qe ne shekullin e dhjete.Me fillimin e proçeseve demokratike,banoret me te afert ,me kontributin e tyre e mbuluan.

Sarda ishte qytet i rendesishem edhe ne mesjeten e hereshme .Aty ishte nje qender fetare dioçezale qe ne shekullin e VI.Dihet se kete privilegj e kishin vetem zonet e rendesishme qytetare.Ne vitin 977 ishte qendra e krahines se Polatit pushteti i se ciles shtrihej gjersisht ne dy krahet e rrjedhjes se Drinit nga Kukesi deri ne liqenin e Shkodres.Ky qytet, i shkatrruar sot, dikur ishte stacion pushimi per te gjitha karvanet qe udhetonin ne rrugen e vjeter, qe duke kaluar ketu, lidhte Gjakoven,Shkodren dhe Ulqinin.

Zbresim tek shtepia e Dukagjinit,edhe pse e rrenuar nga pushtuesit dallohen qartazi muret ndarese dhe korridoret qe lartesohen ne shume vende mbi 1,5 metra. Prane saj gjalleron nje peme bajameje hie lehte ,ku ne ,rreth nje sofre prej guri ,mbledhim grupin.Fillon nje diskutim i gjalle si do ta donim ta ruanim kete pasuri historike dhe arkeologjike qe ta benim te njohur,te vizitueshme dhe te pelqyeshme nga turistet dhe vizitoret;per nxenesit,studentet dhe mesuesit. Dikush permendi hapat e pare qe do te benim :nje harte orientuese duke preçizuar me tabela informuese per objektet ,te lirohen rrugicat nga guret e rene dhe ferrat,perveç rikonstruksioneve aq te domosdoshme,sigurisht duke ruajtur me profesionalizem autenticitetin e mjeshtrise te asaj kohe. Dikush tjeter sugjeroi ngritjen e nje qendre te vogel pritese per sherbime modeste por edhe per infor-macion,kjo ide u kundershtua per ndikimin ne ambient,mbasi ka veshtirsi heqja dhe transporti nga aty .Nje tjeter kerkoi me ngulm te ruhej gjithçka ashtu siç ishte,e virgjer,qe flet vete edhe me rrenimin, per barbarine e pushtuesve por edhe per qyte-tarine dhe zhvillimin e nje populli qe donte te jetonte ne lirine e vet aq te çmueshme.Ciceroni komenton se edhe me lart jane muret e disa kishave dhe objekteve te tjera ,por me pak mundesi per te arritur deri aty per mungese rrugezash te hapura. Gojdhena flet se para pushtimit turk aty kishte 365 altare ku thuhej meshe sipas dites dhe shenjtit ne nje altar te veçante. Sigurisht gojdhena ,edhe pse e pabesueshme per ne,per shume banore vendas qe jane rritur ketej rrotull, eshte me se e vertete.

Dalngadale diskutimet çvendosen ne foto perkujtuese prane ketyre objekte kaq me vlera per historine tone.Ne perseri kalojme ne barkat tona por me nje rendese ne shpirt. Gjithe pamja qendron aty e bukur ,sfiduese,madheshtore. Ato mure sikur na veshtrojne me qortim, me keqardhje qe i kemi braktisur ne harrese. Rrezet diellore tashme i ekspozojne edhe me dukshem,edhe pse me larg, ne pamjen e tyre qe rrethohen nga kornizat e kodrave dhe maleve hijerenda.Sarda e moçme pret me durim butesine e  duarve dhe zemrave tona per  tu ringjallur.

 

              Vaudejes,me 22.05.2013