Projektet e Nderkomunales Zadrima dhe 5 Komunave anetare te saj.
-
1.Projekti i titulluar “Mbeshtetje e zhvillimit rural te komunave Bushat, Dajç dhe Blinisht ne krahinen e Zadrimes , Shqiperia e Veriut” i financuar nga Rajoni i Toskanes, 1999-2003.
Nga ky projekt eshte perfituar:
- Asistence teknike i administratave vendore mbi organizimin institucional
- Nje projekt ne fushen e grumbullimit te mbeturinave ku komuna Bushat perfitoi, 100 kazana mbeturinash dhe nje automjet per transportin e mbeturinave
- U pregatit projekti per nje shesh per grumbullim – perpunimin e mbetjeve urbane ne fshatin Shkjeze, komuna Bushat, u financua kryerja e studimit gjeologjik, raporti i vleresimit te ndikimit ne mjedis. Pra u fitua nje pervoje ne kete drejtim.
- Vizitat ne Itali- Trajnimet e administratave publike. Publikimi ne mediat Italiane i ketij bashkepunimi.
Nisur nga fakti se vend-depozitim i projektuar ne Shkjeze, ishte ne permasa te vogla nga drejtuesit dhe specialistet e ketyre komunave si edhe nga pervoja e fituar, lindi ideja qe te ndertohej nje vend –depozitim me i madh. Vendi i pershtateshem u gjend, duke u bashkepunuar me Projektin SEENET e nepermjet bashkepunimit me Bashkine Shkoder, u arrit qe te ndertohet Landfili qe sot eshte i perfunduar i ndertuar me fonde te qeverise shqiptare.
-
2.Ne vitet 2004-2007 nga Rajoni Toskanes–Itali, eshte finacuar projekti i titulluar: “Mbeshtetje Nderkomunales se Zadrimes per nje projektim te integruar dhe demokratik te territorit”
i realizuar me ndihmen e shoqates COSPE. Nga ky projekt u perfitua asistence teknike dhe formuese per specialistet e komunave tona nepermjet vizitave ne Itali si edhe shkembimeve e misioneve te specialisteve italiane ne Komunat e Nderkomunales Zadrima.
- Projekti pati vlera te vecanta ne perpilimin e hartave gjeologjike, hartave te rreziqeve por dhe nje baze per perspektiven e vleresimit te territorit de studimeve te reja urbanistike. Gjithashtu nga ky projekt eshte hartuar nje harte e rreziqeve hidrogjeologjike e territorit te Zadrimes.
-
3.Ne tetor te vitin 2009 Nderkomunalja se bashku me COSPE eshte duke zbatuar projektin e titulluar “Mbeshtetje e dinamikave te zhvillimit lokal ne zonen rurale te Zadrimes – Shqiperia e Veriut “ financuar nga Ministria e Puneve te Jashtme Italiane.
- Projekti synon krijimin e ambjenteve te pasterta nepermjet ofrimit te sherbimit te pastrimit te mbeturinave ne kater fshatra per çdo komune, sensibilizimin e opinionit dhe edukimin qe nga kopshtet dhe shkollat, formimin e tyre per ndikimin negativ te mbeturinave ne jeten njerezore domosdoshmerine e mbajtjes paster te ambjenteve duke e bere kete kerkese te vazhdueshme qe nen hapat e pare te jetes se femijeve.
- Ka vendosur ne 4 fshatrat per çdo komune, kazana mbeturinash dhe kryen sherbimin e largimit te mbeturinave me nje kamion profesional per transportin e mbeturinave, si edhe depozitimin e tyre ne landfillin e Bushatit.
- Projekti parashikon mbledhjen e diferencuar te plastikes, presimin e saj si edhe tregetimin ne ndermarrjet ricikluese.
- Projekti parashikon rikonstrusionin e 5 kopshteve model per femijet 3-6 vjeç, me edukatore te specializuara si ne fushen sociale ashtu edhe ate te mjedisit.
- Projekti parashikon ndertimin e 10 hapesirave publike, 2 per secilen komune, me peme dekorative e hapesira shplodhjeje per komunitetin.
- Gjithashtu do te vazhdojne ngritja e kapaciteteve te administratave me shkembime si jashte ashtu edhe brenda vendit.