logo


Perfaqesues te “Nderkomunales Zadrima” dhe COSPE ne Bolzano

Perfaqesues te “Nderkomunales Zadrima” dhe COSPE ne Bolzano

Perfaqesuesit e “Nderkomunales Zadrima”, Zef Vokrri/President si dhe Gjon Marku/Kryetar i Bashkise Vau Dejes (nje nga bashkite anetare te Nderkomunales), perfaqesuesi i Cospe Firenze  Giorgio Menchini si dhe perfaqesuesja e COSPE Shkoder, Rozeta Gradeci ishin pjese e takimit te zhvilluar ne komunen Bolzano me kryetarin e kesaj komune Luigi Spagnolli dhe keshilletarin Luigi Gallo. Prezent ne kete takim ishte edhe kerkuesi/hulumtuesi nga Bolzano, bashkepunetor i COSPE,  Paolo Attanasio. Ky takim me autoritetet vendore te Komunes Bolzano u zhvillua me qellim krahasimin e aspekteve qe kane te bejne me ceshtjet e decentralizimit administrativ, zhvillimit te qendrueshem vendor si dhe mbi sherbimet qe administrohen nga disa komuna se bashku. Duke pasur parasysh se Nderkomunalja Zadrima eshte shoqata e vetme ne llojin e saj ne Shqiperi qe merret me mbledhjen dhe largimin e mbetjeve, tashme edhe atyre te diferencuara, prezent ne takim ishte edhe Seab Francesco Gallina, per te bere nje shkembim sa me te frytshem mbi eksperiencat ne kete fushe.

Leave a Reply

*

captcha *