logo


Filloi Diferencimi i mbetjeve ne Zadrime

 

Sot me 23 Prill 2013 filloi sherbimi i mbledhjes se diferencuar i plastikes dhe letres ne Zadrime.
Shoqata Italiane COSPE ne partneritet me Shoqaten Nderkomunalja Zadrime, ne kuader te Projektit “Mbeshtetje dinamikave te zhvillimit lokal ne zonen rurale te Zadrimes”, financuar nga MAE, e shtrijne sherbimin e mbledhjes se diferencuar ne fshatrat e komunave te meposhtme:
1.Komuna Bushat/ Melgushe, Stajka, Kosmaç
2.Komuna Dajç/Gjader, Dajç, Mabe
3.Bashkia Vau Dejes/Mjede, Kaç, Naraç, Shelqet
4.Komuna Hajmel/Hajmel, Nënshat
5.Komuna Blinisht/Blinisht
Ky projekt pilot zhvillohet ne kuader te fushates “Zadrima te dua te paster!”, lancuar nga levizja “Zadrima Toka Jone”.
Për të realizuar këtë projekt pilot janë shpërndarë në shkolla dhe aktivitete tregtare ne qender te fshatrave nga tre kazanë te vendosur ne bateri: një me kapak bojëkafe-për mbledhjen e mbeturinave të padiferencuara, një me kapak të verdhë- për ato të diferencuara të plastikës dhe një me kapak blu- per ato te letrës. Gjithashtu brenda shkollave jane shperndare kosha 120 litra, me ngjyre te verdhe-plastike, blu-leter e boje kafe-te padiferencuara, per tu perdorur nga nxenesit
Në mënyrë që ky organizim të funksionojë mirë, është i nevojshëm bashkëpunimi i nxënësve dhe i personave që administrojnë aktivitetet tregtare, duke filluar menjëherë ndarjen në kosha të ndryshëm per mbeturinat e padiferencuara, ato plastike dhe te letrës.